Gjatë natës së mbrëmshme 03/04.06.2022 në periudhën nga ora 21.00 deri në orën 03.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore është kryer kontroll i intensifikuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht 165 drejtues mjetesh. Shumica e të sanksionuarve janë në territorin e SPB Shkup 36, në SPB Tetovë 26, në territorin e SPB Manastir 22… Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 206 kundërvajtje tjera.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.