Analisti politik, Albert Musliu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, ka përshëndetur organizimin e Samitit të OSBE-së në Shkup, duke shtuar se përkundër që është hera e parë, organizimi ka qenë dinjitoz. Sipas Musliut, përveç komenteve të pjesëmarrësve të Samitit lidhur me prezencën e ministrit rus, Sergej Lavrov, çdo gjë tjetër ka qenë në nivelin e duhur.
“Mendoj se edhe qytetarët i janë bashkëngjitur këtij organizimi. Nuk kemi parë ndonjë revoltë të madhe për shkak të masave të sigurisë. Të mos harrojmë se këtu kishim ministrin e Jashtëm rus, kishim Sekretarin Amerikan të Shtetit, kemi ministra të 57 shteteve”, tha Albert Musliu./KlanMacedonia