Samiti i OSBE-së: ”Blindohet” Shkupi – kthehen pamjet e krizës së pandemisë!

REGJIM I VEÇANTË TRAFIKU – MBYLLEN BULEVARDE DHE RRUGË

Samiti i OSBE-së në Shkup po sigurohet nga toka e ajri. Pjesa rreth sallës “Boris Trajkovski”, sic njofton KlanM, është e blinduar kurse shërbime të policisë kontrollojnë secilin që I afrohet kufirit të perimetrit të sigurisë.

Rreth 1.000 anëtarë të 76 delegacioneve nga 56 vende sot dhe nesër do të marrin pjesë në Takimin Ministror të OSBE-së që mbahet në Shkup.

Në Shkup, sic njofton KlanM, sot është ditë jo pune për shkollat dhe administratën publike dhe shtetërore. Dje, orari i tyre I punës përfundoi në ora 12.00. Ky vendim I qeverisë nuk vlen për institucionet shëndetësore, Ndihmëss ë Shpejtë dhe Brigadës së Zjarrfikësve.

MPB-ja ka vendosur regjim të veçantë trafiku që do të zgjasë deri në përfundim të samitit, sic percjell KlanM, me mbylljen e disa bulevardeve dhe rrugëve ku do të kalojnë delegacionet e vendeve pjesëmarrëse.

Mbajtja e samitit ka ndikuar edhe në linjat e transportit publik. Dje disa linja ishin ridestinuar, kurse sot autobusët e transportit publik vozisin sipas orarit të së shtunës.

Samiti i OSBE-së në Shkup, sic njofton KlanM, po ndiqet nga mbi 300 gazetarë dhe kameramanë të akredituar nga vendi dhe jashtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share