Samiti i NATO-s/ Smith: Në Uashington do të promovohen politika të reja për sigurinë kibernetike

Shumë vende kanë punuar shumë dekadën e fundit për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, tha përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në NATO, Xhulijan Smith.

Ajo në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, tha se në samitin e korrikut të NATO-së, që do të mbahet në Uashington, përpos shënimit të punës 75 vjeçare si partnerë transatlantikë përtej Atlantikut, do të diskutohen edhe shumë tema të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë e vendeve anëtare.

“Dua me të vërtetë t’i falënderohem Maqedonisë së Veriut. Ky është një vend që ka miratuar me të vërtetë vendime të vështira që ta arrijë pragun prej dy përqind nga BPV për mbrojtjen. Maqedonia e Veriut tani është mbi pragun, mbi dy përqind dhe i përshëndesim ato përpjekje dhe të gjitha vendet që e kanë bërë këtë” – tha Xhulijan Smith.

Smith paralajmëroi se në këtë Samit, do të promovohen edhe një numër i madh i politikave në lidhje me sigurinë kibernetike.

Ajo tha se po bëhen përpjekje që të ndërtojnë vegla në kuadër të Aleancës, në mënyrë që aleatët të furnizohen më mirë me ekspertizën e tyre.

“Po bisedojmë me miqtë tanë në Japoni dhe Korenë e Jugut rreth strategjive të tyre nacionale për sigurinë kibernetike. Siguria kibernetike mbetet një tipar kyç i punës sonë brenda Aleancës. Ndiqeni samitin me kujdes nga afër, mendoj se do të shihni katër ose pesë politika të reja. Dhe sigurisht Maqedonia e Veriut do të përfitojë nga këto politika dhe do të kontribuojë me ekspertizën e saj brenda Aleancës” – tha Xhulijan Smith.

Në Samitin e Uashingtonit po ashtu, liderët e anëtarëve të NATO-s do të vendosen edhe se kush do të jetë sekretari i ri gjeneral i Aleancës, i cili do të vijë në vend të sekretarit aktual, Jens Stoltenberg.

Kandidatë për këtë pozitë janë kryeministri holandez në largim, Mark Rute dhe presidenti i Rumanisë, Klaus Johanis. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share