Kryeministri i vendit Edi Rama ka mbërritur në Vilnius të Lituanisë, në kuadër të samitit që do të mbajnë përfaqësuesit kryesore të vendeve anëtare të NATO-s.
Ky është dhe momenti i mbërritjes së Ramës në kryeqytetin lituanez:
Kujtojmë se ky samit do të mbahet këtë të Martë dhe ditën e nesërme, pasi do të diskutohet për situatën me luftën në Ukrainë dhe kërkesën e kësaj të fundit për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake. Kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi mëngjesin e sotëm shkroi se krerët e NATO-s janë më të fortë dhe të vendosur këtë herë në mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë së popujve evropianë.
Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau./tvklan.al