Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vilnius, aty ku ditën e sotme po zhvillohet samiti i NATO-s. Atje janë mbledhur të gjithë krerët e organizatës.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga mikpritësi i këtij takimi, Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. Po ashtu, kryeministri Rama është takuar edhe me liderë të tjerë botërore.
Ndër ta spikat ajo me Presidentin francez, Emmanuel Macron. Pasi është kryer fotoja familjare, Rama dhe Macron ecin krah për krah me njëri-tjetrin.
Udhëheqësit e NATO-s do të qëndrojnë dy ditë në Vilnius. Ata do të adresojnë sfidat më urgjente për aleancën, për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s si dhe për të sjellë më afër grupit Ukrainën. E lufta në Ukrainë pritet që të jetë në krye të axhendës.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkroi mëngjesin e sotëm se aleatët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.
“Me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Kryeministri./tvklan.al