Samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së/ Xhaferi: Qeveria e re të vazhdojë rrugën e trasuar të procesit eurointegrues

Shpresoj se kjo rrugë e trasuar do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes edhe për Qeverinë e ardhshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka porositur kryeministri teknik Talat Xhaferi, duke folur për procesin eurointegrues dhe bashkëpunimit rajonal në Samitin rajonal të liderëve që po mbahet në Kotor, me moton “Një rajon, vizion i përbashkët”.

Xhaferi tha se, pavarësisht asaj që Maqedonia e Veriut gjendej në periudhë parazgjedhore, për Qeverinë, euro integrimi ishte prioriteti kryesor dhe ishte e përqendruar në zbatimin e reformave prioritare të cilat janë të rëndësishme për anëtarësimin e shtetit në BE.

“Në kuadër të këtij procesi, në dy muajt e kaluar, Maqedonia e Veriut parashtroi para-aplikim për anëtarësim në SEPA dhe Qeveria shpalli thirrje publike në të cilën aplikuan më shumë qendra maqedonase për inovacione digjitale”, tha Talat Xhaferi.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Xhaferi tha se, që të ketë sukses Plani i ri i aksionit për Tregun e përbashkët rajonal, duhet të zhbllokohet puna e CEFTA-s ndërsa Maqedonia e Veriut të ketë përfaqësuesin e saj në nivelin më të lartë.

“Në lidhje me bashkëpunimin rajonal, i mbështesim themelet parimore të vendosura në Planin e ri të aksionit për Tregun e përbashkët rajonal. Duke e marrë parasysh se jemi në periudhën para zgjedhjes së Qeverisë së re, aktivitetet e detajuara për të cilat janë përgjegjëse institucionet përkatëse, tek duhet të etablohen dhe zhvillohen në periudhën në vijim”, tha Talat Xhaferi.

Kujtojmë se, kohë më parë Këshilli i BE-së miratoi një plan prej gjashtë miliardë euro për mbështetje të vendeve nga Ballkani Perëndimor me qëllim që të përshpejtohen reformat dhe rritja ekonomike./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share