Negociatorët në samitin e klimës që po mbahet në Egjipt thuhet se kanë arritur një marrëveshje të mundshme për krijimin e një fondi për dëmshpërblimin e kombeve të varfra, sipas mediave të huaja.
“Ekziston një marrëveshje për dëmshpërblimin e humbjeve dhe dëmeve,” siç e kanë quajtur negociatorët këtë koncept, tha Ministri i Mjedisit të Maldiveve Aminath Shauna për Associated Press të shtunën.
“Duhet ende të miratohet unanimisht në një votim që do të mbahet ditën e sotme.”
Megjithatë, propozimi nuk sugjeron që ekonomitë e mëdha në zhvillim si Kina duhet të kontribuojnë në fond, i cili ishte një kërkesë kryesore e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara.
BE bëri një propozim të papritur disa ditë më parë në lidhje me krijimin e një fondi për pasojat klimatike, për shkurtimin e emëtimeve të karbonit që shkojnë përtej asaj që kërkon marrëveshja e klimës e Parisit e vitit 2015.
Kjo marrëveshje historike synon të kufizojë rritjen e temperaturës globale prej 1.5 gradë Celsius (2.7 Fahrenheit)