Aleatët perëndimorë u zotuan të vazhdojnë me mbështetjen për Kievin
Udhëheqësit evropianë u mblodhën në samitin dy ditor në Islandë për të vendosur Rusinë para përgjegjësisë për luftën e saj në Ukrainë.
Presidenti francez Emmanuel Macron ishte ndër liderët evropianë që nënvizoi mbështetjen për Kievin.
Këshilli i Evropës ka ndërmarrë hapa për të mbështetur Ukrainën dhe për ta ndihmuar atë të dokumentojë abuzimet e kryera nga Rusia duke krijuar një regjistër ndërkombëtar të dëmeve të shkaktuara nga agresioni rus.
Takimit të rrallë të organit të të drejtave të Këshillit të Evropës në Reikjavik iu bashkua virtualisht presidenti Volodymyr Zelenskiy. Ai u shpreh se ndihma ushtarake e Perëndimit ka luajtur një rol kyç në fushë-betejë.
“Rusia ka përdorur raketa lundrimi dhe drone duke e bërë të vështirë mbrojtjen e qyetarëve. Por të gjitha jetët u mbrojtën, të gjitha raketat u rrëzuan, përfshirë ato balistike.”
Takimi u përqendrua edhe në gjendjen e rëndë të mijëra fëmijëve të dërguar në Rusi.
“Ne duhet të mësojmë nga kjo luftë që të përgatitetmi të përballemi me kërcënimet ndaj shoqërive tona përpara se ato të bëhen shumë të mëdha për t’u përballur.”
Me nisjen e luftës në Ukrainë, Rusia u përjashtua pas 26 vitesh nga Këshilli i Europës, i cili ka shërbyer si gardian i demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës në kontinent.
Turqia mund të ketë të njëjtin fat pasi nuk zbatoi një vendim gjykate të vitit 2019 për lirimin e biznesmenit dhe filantropistit të burgosur Osman Kavala.
Klan News