Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, është deklaruar para nisjes së Samitit të Bashkimit Evropian në Shkup, ku janë mbledhur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.
O’Brien, potencoi se Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian është një plan që nuk është parë më herët, pasi sipas tij, do të ketë një format më ndryshe, njofton Klankosova.tv.
Ai theksoi se do të krijojnë mundësi që të qytetarët e këtij regjioni të bëhen pjesë e unionit së shpejti.
“Kjo është hera e dytë që jam në dy muaj. Jam i nderuar që jam këtu, i kënaqur që po Maqedonia e Veriut është nikoqir. SHBA-ja ka qenë gjithmonë me Maqedoninë e Veriut, jemi krenar që jemi aleatë, që punojmë me këtë qeveri”, ka thënë O’Brien.
“Plani i Zgjerimit i Bashkimit Evropian nuk është një plan që e kemi parë deri më tani, kur thotë që nuk duhet të bëhesh reforma dhe të gjykohesh më pastaj, thotë nëse bën reforma të caktuar, kompanitë dhe njerëzit tuaj do të kenë liri për të lëvizur për të punuar ku duash. Kjo është qëllim”.
“Ne do të zhvillojmë ide praktike që do të lejojnë njerëzit që të zhvillojnë ekonominë. Ky regjion ka shumë iniciativa. Ne pajtohemi publikisht që gjashtë shtetet të punojnë së bashku që njerëzit e këtij regjioni që të kenë mundësi reale dhe mund të bëhen pjesë e unionit së shpejti. Ky është një moment i mirë që të ecim përpara”.