Samiti historik i BE në Tiranë

Rama: I jashtëzakonshëm, BE sinjal të fortë vetëdije

Tirana u kthye këtë të martë ne epiqendrën e politikës europiane. Për herë të parë liderët e Bashkimit Europian vendosën që të mbajnë një samit për Ballkanin Perëndimor jashtë Unionit, duke i dhënë sinjal të qartë për rajonin tonë.

27 liderë të vendeve europiane dhe 44 delegacione në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor parakaluan përpara tapetit të kuq, duke u mirëpritur nga kryeministri Edi Rama.

Nuk ka munguar gjesti i uljes në gjunjë nga kryeministri shqiptar në momentin e takimit me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, si një shenjë falenderimi.

Kryeministri në një deklaratë për gazetaret para nisjes së samitit nuk i kurseu batutat kur tha se nuk kishte se si mos t’i priste liderët evropian pa diell, duke e cilësuar samitin si një moment historik.

Edi Rama: Për ne kjo është e jashtëzakonshme. Është diçka që as me imagjinatën më guximtare s’do kishte përfytyruar çdo ndodhte. Është një sinjal i fortë i vetëdijes së BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Kjo është shumë e rëndësishme. Meqë ra fjala, deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’iu mirëprisnim me atë mot, dhe sollëm diellin për ju. Ka një ndryshim shumë të madh se këtu është ‘Rock and Roll’ në Bruksel është vetëm simfoni. Është më pak e mërzitshme se Brukseli. E patë vetë që ishim të lumtur.

Mesazhe pro mbështetjes së Ballkanit Perëndimor dhanë liderët europiaë para nisjes së samitit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Europian ka miratuar një paketë ndihme energjie në vlerën e 500 milionë Eurove të cilat do të përdoren për të mbështetur familjet dhe bizneset në Ballkanin Perëndimor me qëllim që rajoni të kapërcejë vështirësitë në këto kohë krize.

Ursula von der Leyen: Kemi miratuar gjithashtu paketën tjetër prej 5 milionë Eurosh të cilat do të shkojnë direkt në infrastrukturë për energjinë e pastër, energjinë e të ardhmes. Është bukur që Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë hapur negociatat e anëtarësimit. Anëtarësimi varet vetëm nga përparimi që shënon vendi kandidat, jo nga vitet që zgjat procesi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, që viziton për herë të parë Shqipërinë tha se do të diskutohet në lidhje me krizën energjetike, duke shtuar se duhet të ketë më shumë solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Emmanuel Macron: Jam shumë i lumtur që sot jam në Shqipëri. Samiti në një moment mjaft të rëndësishëm për ne. Është e rëndësishëm që të ketë solidaritet mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për energjinë dhe procesin e integrimit të kësaj pjese në BE. E rëndësishme të punohet drejt solidaritetit.

Kryeministrja e Italisë, Girogia Meloni u shpreh se BE ka përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos më shumë pas agresionit rus në Ukrainë.

Giorgia Meloni: Është e rëndësishme të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë bashkë, për ekonominë, sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera për të cilat ju e dini, Italia është e përkushtuar. Mund të mbështeteni për këtë te Italia.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha para samitit në Tiranë se është optimist që çështja e detit me Shqipërinë do të zgjidhet dhe se palët janë të fokusuara në zhvillimin e një dialogu.

Kyriakos Mitsotakis: Ne tentojmë që të zhvillojmë dialog mes dy vendeve pasi është një çështje komplekse. Kam marrë sigurimin se dhe kryeministri kërkon ta zgjidhë këtë çështje dhe kemi një marrëveshje dhe jemi optimistë.

Liderët europianë dhe të Ballkanit ndoqën dhe pjesë të valleve popullore shqiptare, e sipas traditës një foto familjare u shkrep përpara nisjes së samitit. Vetë Borell ka preferuar t’i mbajë kujtim duke i filmuar me celularë këto momente. Temat kryesore për të cilat po diskutohen në samit janë që nga lufta në Ukrainë, migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar si edhe përforcimi i sigurisë me qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të huaja.

Liderët e BE-së pjesëmarrës në Samit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer

Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Kryeministri i Kroacise, Andrej Plenkoviç

Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin

Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin

Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins

Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel

Kryeministri i Maltës, Robert Abel

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share