Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 18 dhjetor, në fokus zbatimi i Planit të Rritjes

Presidenti i Këshillit Evropian, Atonio Costa ka konfirmuar se samiti i shteteve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian do të mbahet më 18 dhjetor.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, bëhet me dije se samiti nis nga ora 17:30.

Në këtë samit do të diskutohet për zbatimin e Planit të Rritjes dhe përpjekjeve drejt integrimit rajonal.

“Më 18 dhjetor, do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me fillim nga ora 17:30. Sesioni i pasdites do t’i kushtohet zbatimit të Planit të Rritjes dhe përpjekjeve drejt integrimit rajonal, si dhe mundësive për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit, ndërsa darka e punës do të fokusohet në sfidat e përbashkëta gjeopolitike. Besoj se konteksti aktual gjeopolitik kërkon që t’i jepet një vrull i ri punës së BE-së me vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.

Në fund, Costa ka thënë: “Besoj që konteksti aktual gjeopolitik, thërret për një momentum të ri për t’iu dhënë punës së BE-së me vendet e rajonit”.

Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që partnerët të përmbushin hapat cilësorë dhe sasiorë të specifikuar në agjendat e tyre të reformës.

Kur parakushtet për mbështetje nuk plotësohen ose nuk plotësohen më, BE-ja mund të vendosë të pezullojë lirimin e fondeve./Reporteri.net/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share