Kërkohet zgjidhje me dy shtete, Abbas: Palestinezët nuk largohen kurrë!
Tensionet e larta në Lindjen e Mesme, prej konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, mblodhën në Kajro liderë të vendeve europiane dhe arabe.
Mikpritësi i samitit, presidenti egjiptian Abdel Fatah al-Sisi bëri thirrje për paqe të menjëhershme, t’i jepet fund katastrofës në Gaza dhe të zbatohet plani Kombeve të Bashkuara për zgjidhje me dy shtete.
Abdel Fatah Al-Sisi, President i Egjiptit: Të vihen bazat për një shtet të pavarur palestinez.
Sipas al-Sisit, çdo zgjidhje tjetër ndër të cilat largimi i palestinezëve drejt Sinait është e papranueshme. I të njëjtit mendim edhe kreu i autoritetit palestinez Mahmud Abas.
Mahmoud Abbas: Ne nuk do të pranojmë të shpërngulemi, do të qëndrojmë të palëkundur në tokën tonë, duke marrë parasysh të gjitha sfidat.
Nxitjen e zbatimit të planit për zgjidhje me dy shtete e kërkoi edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, në takimin që pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Joe Biden.
Territoret palestineze, pavarësisht se qeverisën në mënyrë autonome, janë nën mbikëqyrjen ushtarake izraelite që prej luftës 6-ditore të 1967-ës.
Tv Klan