INVESTIMET NË VLERË PREJ 36 MILIONË DENARË
Qeveria miraton projektin për ndërtimin e sallave sportive në vend i cili kap vlerën prej 36 milionë euro. Asnjë projekt për komunat shqiptare.
Asnjë komunë shqiptare nuk është përfshirë në projektin e Qeverisë për ndërtimin dhe rikonstrumin e objekteve sportive për vitin 2024.
Qeveria njoftoi dje se ka miratuar informacionin për zbatimin e projekteve nga Programi për ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve sportive për vitin 2024 nga Ministria e Sportit.
Informacioni sipas Qeverisë mbulon projektet e mëposhtme:
• Projekti “Ndërtimi i sallës sportive në Akademinë Ushtarake – Shkup”. Salla e sportit do të ndërtohet në kompleksin e kazermës në komunën e Aerodromit. Ai do të jetë i destinuar për kadetët e Akademisë Ushtarake. Zbatimi i tij do të bëhet në 2024 dhe 2025.
• Projekti “Rehabilitimi i sallës sportive Rasadnik, komuna Kisella Vodë”. Në bashkëpunim me komunën e Kisella Vodës do të bëhet rikonstruksioni i objektit ekzistues. Komuna ka përgatitur një projekt për rindërtimin e sallës sportive multifunksionale Rasadnik me kapacitet prej 1000-1500 spektatorë.
• Projekti “Rehabilitimi i sallës sportive në UKIM”. Salla u dëmtua për faktin se pas përfundimit të aktiviteteve ndërtimore nuk ishte lidhur me rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, gjë që ishte detyrim i Universitetit. Nevojiten një sërë rinovimesh si riparimi i fasadës, ndërrimi i dritareve, sigurimi i pajisjeve mekanike etj.
• Projekti “Rehabilitimi i sallës sportive në komunën e Radovishit”. Shkollën e Mesme “25 Maj” Radovish ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3,968 m². Vetë kompleksi ka një sallë të madhe me sipërfaqe 1,126 m² dhe një kapacitet tribunash fikse prej 1,300 spektatorësh, por me ndihmën e sediljeve të lëvizshme kapaciteti i spektatorëve varion nga 1,300 deri në 2,600 në kushte boksi dhe ndeshjeme.
• Projekti “Rehabilitimi i sallës sportive në komunën e Novosellës”
• Projekti “Rehabilitimi i fushës së futbollit të Klubit ët Fudbollit Tetex, ”
• Projekti “Rehabilitimi i këndeve të lojërave shumëfunksionale në lagje”
• Projekti “Rehabilitimi i këndeve të lojërave për fëmijë me vendosjen e pajisjeve sportive në kopshte”
• Projekti “Vendosja e rampave hyrëse në ambientet sportive për personat me aftësi të kufizuara”
• Projekti “Ndërtimi i pistës për atletik në komunën e Gjevgjelisë”
Ministria e Sportit do të kryejë procedurat e prokurimit publik për të përzgjedhur ofertuesin/kontraktorin më të favorshëm dhe autoritetin mbikëqyrës gjatë zbatimit të projekteve.
Për investime në këto objekte sivjet do të ndahen mjete në vlerë prej rreth 36 milion denarë.
Pse në këtë planë të Qeverisë nuk është përfshirë asnjë objekt sportiv që graviton në komunat e banuara me shqipte. /tvklan.mk/