Sallat e operacionit/ Taravari: Ka informacione jo zyrtare se është gjetur koncentrim i vogël i formaldehidit

Koncentrim i vogël i formaldehidit është gjetur në sallat e operacionit, por ende nuk ka informacione zyrtare. Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari thotë se në mementin që do ketë informacione zyrtare do9 të bëhen publike.

Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari njofoton se ka disa informacione se në sallat e operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, është gjetur koncentrim i vogël i formaldehidit, por për të njejtat ende nuk ka informacione zyrtare. Taravari njoftoi se janë duke punuar për blerjen dhe instalimin e një stacioni të ri të  kompresoreve, me të cilin sipas tij, ky problem do të zgjidhet së shpejti.

”Çfarëdo që t’ju them do të jetë joformale, e pasaktë, e pasigurt. Prisni, jemi transparentë, gjithçka që marrim e ndajmë me publikun dhe gazetarët . Tani për tani shumica e sallave  t operacionit në Qendrën Klinike janë duke funksionuar dhe shpresoj se kështu do të vazhdojmë” – tha Taravari.

Për momentin Taravari thotë se më shumë se gjysma e sallave të operacionit në Qendrën Klinike janë në funksion dhe se gjatë kësaj vere do të meaxhohet situata me sallat e operacionit në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi I  Ohrid” dhe “8 Shtatori”. Ndryshe, sistemi qendror i oksigjenit dhe ajrit të kompresuar në sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike janë jashtë funksionit që nga data 18 maj për shkak të erës së pakëndshme. Ndërkaq, më 1 qershor ishte shpallur tender nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e një stacioni të ri kompresor, por dështoi pasi në adresën e Ministrisë nuk mbërriti asnjë ofertë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share