Sallat e operacionit në spitalin në Prilep mbeten të mbyllura

Për të shtatën ditë janë të mbyllura sallat e operacionit në repartin gjinekolojik, kirurgjik dhe ortopedik në spitalin e prilepit. Javën e kaluar një paciente 52-vjeçare pas intervenimit në repartin gjinekologjik dhe pas komplikimeve, pas një dite është dërguar në klinikat e Shkupit, ku ka ndërruar jetë. Nga e enjtja janë të mbyllura sallat, ndërsa të premten Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësot ka bërë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese pas informatave nga Qendra e Prilepit për shëndet publik.

Nga Ministria e Shëndetësisë, por edhe nga Komisioni për infektime intrahospitalizuese pranë spitlait konfirmuan se në mostrën e hemokulturës nga pacientja e vdekur është gjetur bakteria stafilokolus epidermidis. Është paraqitur infektim intrahospitalizues.

Sallat e operacionit në spitalin në prilep mbeten të mbyllura derisa Komisioni për infektime intrahospitalizuese nuk i përfundon të gjitha hulumtimet. Nga Qendra e prilepit për shëndet publik presin deri të premten të jenë gati rezultatet nga mostrat e shumta të marra nga sallat dhe nga personeli. Tani për tani vetëm dihet se bakteria është gjetur në mostrën për hemokulturë nga pacientja e cila ndërroi jetë në klinikat e Shkupit, ndërsa për shkaqet e vdekjes së saj do të pritet rezultati i obduksionit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share