Sallat e kirurgjisë në Qendrën Klinike nuk do të jenë funksionale deri në dhjetor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha sot se, veç më është shpallur tender për rregullimin e kompresorëve, të cilët nuk punojë. Sipas tij, periudha maksimale deri kur duhet të bëhet dhe të përfundojnë dhe të kthehen në funksion do të jetë fundi i dhjetorit.
“Mbi gjysma e sallave aty funksionojnë, por jemi në koordinimin me drejtorët e ri të Spitalit të Qytetit dhe 8 shtatorit, të shohim a mundemi një pjesë e operacioneve sidomos urgjente kolegët nga Qendra Klinike të shkojnë dhe të operojnë andej” – tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Taravari po ashtu premtoi edhe zgjidhje për specializantët privat. Ai tha se, brenda javës do të zhvillojë takim me to, për të gjetur një zgjidhje që do të ishte e favorshme për të dyja palët.
“T’i dëgjojë edhe ato çfarë kërkojnë që t’ju japim vendime pune dhe prej vitin tjetër mos ketë më specializime private, sepse jemi shteti vetëm me specializime private. Ndërkohë, kemi deficit të madh të kuadrit, kështu që mund të shfrytëzojmë rastin që të kemi një situatë win – win, të dy anët të jenë të kënaqura, edhe mjekët të punësohen dhe të marrin vendim edhe shteti t’i mbulon disa zbrazëtira që i ka në disa spitale” – tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.
Gjatë brifingut të sotëm me gazetarët, Taravari tha se për dy javë do të ketë listë të re pozitive të barnave, por paralajmëroi edhe modernizim dhe digjitalizim të shërbimeve. /tvklan.mk/