Salioni-Amadeas: Ti nuk më përshtatesh, më pëlqen Artemis!

Amadea dhe Salion kanë marrë një vendim të rëndësishëm, për rrugëtimin e tyre në vilën e dashurisë. Në episodin e radhës që është transmetuar në Tv Klan, Salion i thotë Amadeas se nuk përshtatemi me njëri-tjetrin.
Të ulur te ‘rrethi i zjarrit’ një nga ambientet ku merren vendime të rëndësishme në vilë, ai ndër të tjera është shprehur se ka interes për Artemisin.

Salion: Nuk e shoh që ne të dy përputhemi me njëri-tjetrin.

Amadea: Ok

Salion: Ti nuk më përshtatesh mua dhe unë nuk të përshtatem ty. Kam unë gabimet e mia, kam plotë gjëra që ty nuk të pëlqejnë. Nuk e shoh në vazhdimësi.

Amadea: Ok shumë mirë e kuptova. Kë ke qejf?

Salion: I vetmi person që dua të diskutoj ca gjëra më shumë është Artemis.

Episodin e Love Island Albania, e ndiqni çdo ditë në Tv Klan në orën 18:20. Ndiqni videon e plotë/Love Island Albania.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share