Sali, vizitë në Shtëpinë e Pensionistëve në Çair: Detyrohemi të kujdesemi për të moshuarit

Më 14 dhjetor të vitit 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e caktoi 1 Tetorin si Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve (Rezoluta 45/106).

Çdo vit tematika e Ditës Botërore të të Moshuarve është e ndryshme. Këtë vit në fokus është mesazhi:

Qëndrueshmëria dhe kontributi i grave të moshuara”.

E në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve Ministri iSHëndetësisë në vend Bekim Sali i shoqëruar nga drejtori Fondit Pensional Dritan Bexheti vizituan Shtëpinë e Pensionistëve në Çair.

Ministri Sali u shpreh se detyrohemi të kujdesemi për të gjithë e në vençanti për të moshuarit sepse ata – përveç që e meritojnë respektin tonë të pakufishëm – njëherazi edhe kanë nevojë më shumë për ndihmën tonë.

 Për fat të keq, aty ka njerëz të moshuar që janë në gjendje të rënduar shëndetësore, që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por jo vetëm, që janë detyrim i yni për t’u kujdesur.
Ne, si përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, por edhe përgjithësisht si shoqëri, e kemi për detyrim të kujdesemi për të gjithë, por në veçanti për të moshuarit, sepse ata – përveç që e meritojnë respektin tonë të pakufishëm – njëherazi edhe kanë nevojë më shumë për ndihmën tonë, tha ministri Sali.
Sipas ISHP-së  sëmundjet e rënda dhe shkalla e vdekshmërisë tek të moshuarit mund të rritet nëse sistemet e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale janë të brishta. Përpjekjet mbrojtjen e të moshuarve nuk duhet të anashkalojnë shumëllojshmërinë e të moshuarve, elasticitetin dhe shpirtin e tyre pozitiv, dhe rolet e shumta që ata luajnë në shoqëri, duke i përfshirë si kujdestarë, vullnetarë dhe udhëheqës. Është shumë e rëndësishme të njihet kontributi i tyre, në krizën aktuale, duke i përfshirë si profesionistë shëndetësorë dhe ofrues të kujdesit./KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share