Sali Berisha mesazh për Policinë e Shtetit: Mos revoltoni protestuesit

Sali Berisha në një konferencë me mediat është shprehur se populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij nesër në protestë. Ai thotë nuk mund të pajtohet kurrë me shpërbërjen e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri e lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen dhe mashtrimin.

Berisha ka dhënë edhe një mesazh për Policinë e Shtetit për protestën e nesërme: Për Policinë e Shtetit, mesazhi im është mos revoltoni protestuesit. Ata vijnë me të drejtat e tyre kushtetuese, vijnë të provokuar në shkallën më të lartë nga një njeri që ia dëbon fëmijët dhe njerëzit nga shtëpitë e tyre, po i vjedh e plaçkit çdo ditë. Ky është mesazhi për policinë. Asnjë s’mund të pakësojë, zvogëlojë dimensionet e papara ndonjëherë të protestës që do të jetë nesër. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share