Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Macedonia, analisti Ermal Sadiku tha se gjasat janë që VLEN të bashkohet në qeverisje me VMRO-DPMNE-në, teksa për Frontin Europian tha se janë bashkuar liderët më të fuqishëm shqiptar në Maqedoni.
“Unë shoh koalicion VMRO-VLEN, ndoshta duket e çuditshme por ashtu e shoh. Tek Fronti Europian janë mbledh tre liderët më të fuqishëm shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Menduh Thaçi, janë mbledh garda e vjetër e politikës. Për mendimin tim Fronti është bashkim jo shumë i natyrshëm sepse e kanë quajt njëri tjetrin edhe vrasës edhe kriminel, por sot i ke të bashkuar”, tha Sadiku.
Analisti Gazmend Ajdini tha se edhe në VLEN janë të gjithë liderët e dalë nga BDI dhe pushteti, teksa po të njejtën janë ulur dhe me opozitën maqedonase për rrezimin e qeverisë.
“VLEN përbëhet nga Alternativa e BESA ishin një parti por që u ndanë me rrahje fizike, e ka Izet Mexhitin q ëishte mbi 20 vite në BDI, ishte kryatar i Cairit e poashtu edh nënkryetar partie. Anëtar të VLEN-it tentuan rrëzimin e qeverisë me 61-shin e VMRO-së, njerëzit e VLEN-it ishin bashkë me Mickoskin dhe Apasievin”, tha Ajdini. /TvKlan.mk