Përveç luftës për pasuri dyshja pritet të kenë mosmarrëveshje edhe për fëmijët
Ndarja e diskutueshme mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk ndalet së qenuri në qendër të vëmendjes së mediave rozë.
Megjithatë, duket se modelja argjentinase, së bashku me avokaten e saj Ana Rosenfeld , tashmë janë duke hartuar dokumentet që do t’i japin fund martesës tetëvjeçare.
Revista Ciudad ka zbuluar shifrën që Wanda Nara mund të marrë pas ndarjes nga futbollisti i Galatasaray.
Sipas kësaj media modelja mund të fitojë 100 milionë Dollarë, ku përfshihen pasuri të paluajtshme, mallra dhe sende luksi.
Përveç kësaj, raportohet se bukuroshja synon të marrë gjysmën e pasurisë së përbashkët, duke përfshirë të ardhurat e Icardit të fituara gjatë gjithë karrierës së tij.
Mësohet se ylli televiziv ka folur rreth kësaj teme me miqtë e saj të ngushtë dhe është shprehur se.’Po vrasim njëri-tjetrin për 20 milionë Dollarë.’
Nuk është e vetmja luftë që ata do të bëjnë pasi do të duhet të negociojnë edhe kujdestarinë e dy vajzave që ndajnë, Francesca dhe Isabella Icardi .
Edhe pse ende nuk dihen detaje për këtë çështje, pritet që Wanda të jetë ajo që do të kujdeset për to.
Klan News