Sa paga minimale i duhen një familjeje për ta kaluar muajin?

Ministri Kreshnik Bekteshi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin duke folur për standardin jetësor në vend, theksoi se në krahasim me 10 vite më herët, situata me shportën konsumatore dhe pagat e nevojshme për ta kaluar muajin, ka përmirësim.

Sipas tij, para 10 viteve nëse shporta minimale ishte 32 mijë denarë dhe për të janë dashur 4 paga minimale për familje, ndërsa tani sipas të dhënave që ai prezantoi, shporta konsumatore është rritur, por është rritur edhe paga minimale. Në vitin 2023 nevojiten 2.1 paga minimale për të kaluar muajin.

Ai premtoi se nga muaji prill pritet rënie e konsiderueshme e inflacionit në Maqedoninë e Veriut./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share