Sa më shumë që Artani dhe shoqëria e tij luajnë futboll, aq më e varfër është Maqedonia, është konstatimi i VMRO-DPMNE-së opozitare, përcjell KlanM.
Nga kjo parti akuzojnë zëvendëskryeministri Grubi dhe BDI-në, duke e cilësuar si bandë kriminale që fyen inteligjencën e shqiptarëve dhe maqedonasve bashkë.
“Tani e dimë se çfarë bëjnë kur na vjedhin, luajnë futboll, ndërsa maqedonasit dhe shqiptarët dhe gjithë të tjerët po varfërohen gjithnjë e më shumë. Sa më shumë të shtëna të kësaj bande kriminale, aq më shumë të vdekur në asfaltin e rrugës”, thuhet në reagimin e VMRO-së./KlanMacedonia