Sa i beson sot Bilall Kasamit? – Gashi: Kurrë nuk do të bëhem pengesë për një proces pozitiv te shqiptarët!

Besimi e hidhërimi janë kategori emocionale, që në politikë bëhen pengesë nëse do të çosh përpara një proces. Kështu mendon Afrim Gashi, i cili në Klan Debat, u shpreh se ai është i detyruaru që ta përfaqësojë interesin e qytetarëve dhe jo të mbajë inate personale.

“Unë egon time e kam mbyllur në shtëpinë time. Këtu jam person publik dhe përfaqësoj interesat e qytetarëve. Ajo që është mirë për shqiptarët e mi, unë mundohem atë ta bëj, ndërsa mundohem të çlirohem nga emocioni se kujt t’i besoj e kujt jo, nga kush prekem e nga kush jo, për shkak se ajo pastaj t’i mbyll rrugët e bashkëpunimit. Gjatë kohë, ajo ka qenë një pengesë e madhe, por vjen një kohë kur të tjerët e kanë tejkaluar dhe ti e sheh se ose e tejkalon vetveten ose bëhesh pengesë për një proces. Unë kurrë nuk do të bëhem pengesë për një proces pozitiv te shqiptarët”, tha mes tjerash Afrim Gashi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share