Sa është real premtimi i Arsovskës për transport publik falas?

Një nga premtimet kryesore të Danella Arsovskës para se të bëhet Kryetare e Qytetit të Shkupit ka qenë pa mëdyshje, transporti publik falas. Por sipas këshilltares së BDI-së, Nezrane Rustemi, ky premtim i Arsovskës po bllkokohet në Këshill, pikërisht nga ata të cilët e përpkrahën në zgjedhje atë.

Këshilltarët e VMRO-së që janë më të shumtë në këshill, bllokojnë realizimin e premtimeve të Danell Arsovskës.

Tjetër problem, sipas Rustemit, përveç mungesës së autobusëve të rinj, është edhe mungesa e shoferëve, të cilët po largohen drejt vendeve të BE-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share