Këtë vit pritet rritje e K-15 ose rroga e 13 për puntorët në Maqedoninë e Veriut

Punonjësit e sektorit privat, deri në fund të vitit, do të marrin para shtesë (regres) për pushim vjetor më të njohur si K-15, në shumë prej 12 mijë denarë.

Sipas lëvizjes së pagës neto / bruto për punonjës K-15 këtë vit do të arrijë në 12.740 denarë (40 për qind e shumës së pagës mesatare neto në tre muajt e fundit që është 18.000 denarë).

Shtesat për pushim punëdhënësi duhet ti paguajë për të gjithë punëtorët që kanë punuar së paku gjashtë muaj në vitin kalendarik. Në rast se nuk e bëjnë këtë punëdhënësit rrezikojnë gjoba të larta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share