SHA EMV me 16.12.2022 ka prodhuar 14,939 MWh energji elektrike, e cila ka plotësuar plotësisht nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.
“Në termocentralet janë prodhuar 13,141 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 1,798 MWh. Në 24 orët e kaluara përmes EMV Shitje janë blerë 850 MWh energji elektrike. Është energji elektrike e destinuar për spitale, kopshte, shkolla, ndërmarrje publike, objekte të industrisë ushqimore dhe objekte infrastrukturore vitale në vend”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.