Paralajmëron linjë telefonike ku qytetarët mund ta denoncojnë keqpërdorimin e politikanëve dhe administratorëve!
Mickoski para mediave ka deklaruar se ka vendosur që denoncimin ta bëj në mënyrë publike por nuk dha sqarime pse nuk e ka denoncuar tek e organet e drejtesis edhe pse dje pretendoj se e ka bërë këtë gjë. Ka vendosur të flas publikishtë sepse sipas tij, koha e politikanëve të korruptuar ka përfunduar dhe ka ardhur koha e politikanëve që punojnë dhe e duan vendin e tyre.
“Shoh se si qendra individuale ndikimit janë të shqetësuar, janë të shqetësuar sepse ky është tender i vjetër, prokurim publik të cilën e ka publikuar Qeveria e kaluar LSDM-BDI. Unë vendosa që publikisht të përballem me krimin dhe korrupsionin dhe mu për atë shkak e dhash atë deklaratë. Kjo është porosi që koha e kriminelëve në politikë ka mbaruar dhe ka ardhur koha e politikanëve të ndershëm dhe njerëz të cilët e duan popullin dhe punojnë për ta. AShtu edhe do të vazhdojmë në të ardhmen”, tha Mickoski.
Shton se në kabinetin e tij do të krijohet një ekip special, i cili do të dëgjojë dhe pranojë përmes linjes telefonike denoncimet e qytetarëve lidhur me veprimet e gabuara të administratorëve dhe politikanëve.
“Qytetarët do të mund ti paraqesin sjelljet devijante dhe të gabuara të administratorëve dhe politikanëve, qofshin ata në nivel lokal apo nga niveli qendror. Të cilët ndoshta mund të kërkojnë ndonjë shërbim “shpërblyes”, për të përfunduar një punë e cila qytetarëve u takon sipas ligjit. Ajo linjë e hapur ka për qëllim që qytetarët të kenë ku ta paraqesin veprimin e gabuar të administratorëve dhe politikanëve”, deklaroi i pari i Qeverisë.
Ndryshe, dje kryeministri Mickoski para mediave tha se për Korridorin 8, seksioni 3, hekurudha, dikush ka tentuar dhe është përpjekur që ti ofrojë ryshfet. Megjithatë, edhe përkundër insistimit të gazetarëve, ai nuk tregoi se kush i ka ofruar ryshfet. Krye Prokurori per Krimin e organizuar Islam Abazi nga ana tjeter dje deklaroi se kryeministri rastin nuk e ka oaraqitur ne prokurori. /tvklan.mk