Kryeministri Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim Kryeministrin e Holandës Mark Rutte dhe Kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel.
Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, ku Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur se ka shprehur brengat e tij lidhur me tensionet në veri të Kosovës
“Stabiliteti rajonal është proces tejet i rëndësishëm. Sot i kemi shprehur brengat tona për ngritjen e tensioneve, Holanda dhe Luksemburgu kërkojnë të normalizohen raportet ndërmjet dy shteteve”, ka thënë Rutte.
Më tej ai ka shtuar se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm për integrim në Bashkimin Evropian. /klankosova