Rustemi: Argjentina edhe pas humbjes mbetet favorite për trofeun

Trajneri i njohur kumanovar, Muamer Rustemi në MundoKlan u shpreh se edhe pas humbjes së sotme ndaj Arabisë Saudit, Argjentinë e sheh sërish aty ku e ka vendin. Sipas Rustemit, Mesi me shokë do të rikthehen fuqishëm dhe do të jenë një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut.

“Argjentina edhe pse ka humbur, prapë është favorite. Ka edhe dy ndeshje dhe nuk do të thotë se me humbjen në lojën e parë do të eliminohet”, deklaroi trajneri Muamer Rustemi./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share