“PRES TË HIDHET POSHTË LËNDA E HAPUR PAS KALLËZIMIT TË ARAFATIT”
Prokurorja dhe ish shefja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsiuonit, Vilma Ruskovska, e cila është e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë bastisjes së kryer më 18 korrik në Policinë Financiare, deklaroi sot se edhe përskaj kësaj sërish ka konkurruar për pozitën e njëjtë dhe pret mbështetjen e kolegëve.
“Po, dje kam dorëzuar aplikimin. Pres që kolegët absolutisht të më mbështesin dhe të votojnë për mua” – deklaroi Villma Ruskovska.
Ruskovska sot është marrë në pyetja nga Prokuroria, pas kallëzimit penal kundër saj nga ish drejtorit të Policisë Financiare Arafat Muaremi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në deklaratën e dhënë para mediave pas marrjes në pyetje, Ruskovska tha se përsëri do të kryente bastisje në Policinë Financiare. Ajo pret që, lënda kundër saj të hidhet poshtë.
“Jam marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarës. Procedurën e shoh si presion, me ngritjen e procedurës disiplinore, kallëzimin e paraqitur penal. Ka pasur edhe në të kaluarën kërcënime dhe presione ndaj meje nga pushteti i kaluar” – tha Ruskovska.
Kujtjmë se, kryeprokurori publik, Lubomir Joveski më 16 gusht miratoi vendim për largim nga funksioni të shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska përderisa zgjat procedura penale e ngritur pas kallëzimit penal nga ish drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi për bastisjen. Në lidhje me këtë vendim, Ruskovska dorëzoi ankesë në Këshillin e Prokurorëve, por këshilli ia hodhi poshtë ankesën. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi