Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka vlerësuar SHBA për reagimin e saj ndaj shpërthimit të një rakete në Poloni të martën. Gjatë një konferencë për shtyp, Peskov akuzoi Poloninë dhe “një linjë të tërë vendesh të tjera” se reaguan “në mënyrë histerike” për incidentin duke akuzuar Rusinë si përgjegjëse pa asnjë provë.
Peskov vlerësoi reagimin e SHBA-së për incidentin pasi Presidenti Joe Biden tha se me shumë gjasa, raketat nuk janë hedhur nga rusët.
“Ia vlen të përmendet reagimi i përmbajtur dhe shumë më profesional i palës amerikane dhe presidentit amerikan”, tha Peskov.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha gjithashtu se bombardimet e fundit në Ukrainë u kryen vetëm në objektiva brenda vendit dhe ishin të paktën 35 kilometra nga kufiri polak.
Zëdhënësi Igor Konashenkov tha se “rënia e raketave të supozuara ruse” në fshatin polak Przewodow “janë një provokim i qëllimshëm me qëllim përshkallëzimin e situatës”./tvklan.al