Rusia ka njoftuar se nuk do t’i rinisë bisedimet për marrëveshjen e drithit, nëse Kombet e Bashkuara nuk zbatojnë termat e memorandumit rreth eksportit akrogkulturor të Moskës brenda tre muajsh.
Tash është në dorën e Kombeve të Bashkuara për ta zbatuar marrëveshjen, nëse ato duan që Moska të angazhohet në bisedimet për rivendosjen e marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas.
“Memorandumi Rusi-Kombe të Bashkuara në vetvete thotë, që do ta potencoj… se marrëveshja do të jetë në fuqi për tri vjet, dhe në rast se ndonjëra prej palëve synon shkëputjen e saj (qoftë Rusia apo Kombet e Bashkuara), duhet të ketë njoftim prej tre muajsh. Ne kemi bërë njoftimin”, ka thënë Maria Zakhorva, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, raporton Deutsche Welle.
Rusia njëanshëm është tërhequr nga marrëveshja për drithin, duke u ankuar për premtimet për lehtësimin e anijeve të saj me ushqim dhe plehra nuk janë mbajtur.