Rusia thotë se avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit të saj

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ngriti në ajër dy avionë luftarakë pasi avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit rus mbi Detin e Zi.

“Kur avionët luftarakë rusë u afruan, avionët e huaj luftarakë u kthyen dhe u distancuan nga kufiri me Rusinë”, tha ministria përmes një njoftimi.

Sipas ministrisë ruse në këtë ngjarje u përfshin dy avionë britanikë të llojit Tayphoon, që ishin të shoqëruar nga një avion zbulimi i llojit RC-135.

“Avionët rusë u kthyen në bazën e tyre ajrore. Nuk kishte shkelje të kufirit rus”, tha ministria.

Incidentet ku kanë qenë të përfshirë avionët rusë dhe perëndimorë janë shpeshtuar muajve të fundit mbi Detin e Zi dhe Detin Baltik, në kohën kur Moska po vazhdon luftën në Ukrainë.

Në maj, Moska tha se pengoi katër bombardues strategjikë amerikanë mbi Detin Baltik në dy incidente të ndara, që ndodhën brenda një jave.

Rusia po ashtu ngriti në ajër avionët e saj për të penguar avionët francezë, gjermanë dhe polakë.

Në prill, një dron i ushtrisë amerikane i llojit MQ-9 u rrëzua në Detin e Zi pas një konfrontimi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share