Rusia shfajsohet për kaosin hekurudhor/ Organizatorët i heqin akreditimin 4 gazetarëve rus

KREMLINI PER OLIMPIADEN

Rusia ka mohuar të jetë pas sulmit hekurudhor në Francë. Ndërkaq, organizatorët e Olimpiadës i kanë hequr akreditimin 3 reporterëve dhe një fotografi rus me frikën se mos destabilizojnë ngjarjen që po mbahet në Paris.

Qeveria Ruse ka hedhur poshtë spekulimet se qëndron pas sulmeve kundër sistemit hekurudhor në Francë. Përmes zëdhënësit të tyre, Kremlini zyrtar shton se mediat perëndimore po përpiqen të fajësojnë Rusinë për gjithçka.

“Të njëjtat falsifikime dhe akuza të paargumentuara. Fakti është se ka shumë media nuk janë ndalur në asgjë për të fajësuar Rusinë për gjithçka që po ndodh. Kjo nuk e rregullon imazhin e burime të besueshme informacioni për këto media”, tha Peskov.

Ndërkaq, organizatorët kanë marrë masa ndaj gazetarëve rus. Katër prej tyre, tre reporter dhe një fotograf janë pezulluar nga Lojërat Olimpike, duke i hequr akreditimin. Grupi i përket agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, me organizatorët që nuk kanë komentuar ende mbi këtë incident. Katër personat dyshohet se kishin mbërritur në Paris për të destabilizuar Lojërat Olimpike.

Rusisë iu ndalua zyrtarisht konkurimi në Olimpiadë pas pushtimit të Ukrainës, me sportistët e saj por edhe të Bjellorusisë që të garojnë në Paris pa simbolet kombëtare dhe me flamur neutral. Atletët ose pjesëtarë të ekipit që kanë mbështetur hapur luftën gjithashtu nuk lejohen të marrin pjesë, ashtu si çdokush që ka shërbyer ose është i lidhur me ushtrinë ose me organizatat e sigurisë të Rusisë ose Bjellorusisë./tvklan.mk/

Gazetar: Denis Filopati

Lexo gjithashtu
Total
0
Share