Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë rrëzuar një avion luftarak ukrainas “Su-25” në rajonin Kherson.
Kjo ministri tha gjithashtu se forcat ruse kanë zmbrapsur tre sulme ukrainase në rajonin e Zaporizhzhia, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Rusia pretendoi gjithashtu edhe se Ukraina kishte bërë një përpjekje të pasuksesshme për të sulmuar një anije detare ruse.