Rusia përqëndron sulmet në rajonin e Donetskut

RENIA E LYSYCHANSK NUK ESHTE FUNDI I LUFTIMEVE NE DONBAS

Rënia e Lysychansk në duart e forcave ruse është cilësuar si një fitore strategjike. Tanimë sulmet janë përqëndruar në të gjithë rajonin e Donetskut, duke i detyruar trupat ukrainase të tërhiqen. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dërguar urimet më të mira popullit të Amerikës dhe presidentit të tyre, Joe Biden, ndërsa Moska ka refuzuar për shkak të marrëdhënieve jo miqësore.

Pasi arritën që të marrin Lysychansk-un, forcat ruse tanimë po i përqëndrojnë sulmet për të kapur të gjithë rajonin e Donetskut, duke i detyruar trupat ukrainase të tërhiqen.

Pas braktisjes ndaj Kievit, Rusia e përqendroi operacionin e saj ushtarak në qendrën industriale të Donbasit që përfshin rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, ku përfaqësuesit separatistë të mbështetur nga Moska kanë luftuar kundër Ukrainës që nga viti 2014.

Moska tha se kapja e Lysychansk më pak se një javë pasi pushtoi Sievierdonetsk do të thote se ka marrë Luhansk, një qëllim kryesor i luftës së Kremlinit. Presidenti Volodymyr Zelenskiy u zotua të rifitojë territorin e humbur me ndihmën e armëve perëndimore me rreze të gjatë.

Rënia e Lysychansk nuk është aspak fundi i luftimeve në Donbas. Ukraina ende kontrollon zona të mëdha urbane në Donetsk fqinj. Forcat e tyre kanë përgatitur linja të reja mbrojtëse midis Bakhmutit dhe Slovyansk megjithëse edhe ata tani janë nën bombardimet intensive ruse.

Flamuri ukrainas është ngritur sërish në ishullin e Gjarpërinjëve në Detin e Zi. Kjo pason tërheqjen e trupave ruse nga posta strategjike javën e kaluar. Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka lëshuar tre raketa në qytetin Belgorod. Njëmbëdhjetë ndërtesa banimi dhe 39 shtëpi janë dëmtuar.

Nuk është hera e parë që Rusia akuzon Ukrainën për kryerjen e sulmeve ajrore ndaj Rusisë, veçanërisht në zonat në kufi me Ukrainën. Në qytetin jugor të Ukrainës, Melitopol, të pushtuar nga Rusia, forcat ukrainase goditën një bazë logjistike ushtarake.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka dërguar urimet më të mira popullit të Amerikës dhe presidentit të tyre, Joe Biden. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë popullit të SHBA-së! I uroj popullit mik të SHBA-së paqe dhe prosperitet. Unë vlerësoj ndihmën udhëheqëse të Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e Ukrainës për vlerat e përbashkëta – Lirinë, Demokracinë dhe Pavarësinë,” Zelensky postoi në Tëitter.

SHBA-ja ka qenë një aleat i vendosur i Ukrainës që kur Rusia filloi pushtimin më 24 shkurt, duke siguruar forcat e armatosura të Kievit me miliona dollarë armë dhe gjithashtu ka vënë në shënjestër ekonominë dhe elitat e Moskës duke i vendosur sanksione.

Nga ana e saj, Moska ka refuzuar t’i dërgojë urimet më të mira SHBA-së më 4 korrik. Agjencia e lajmeve AFP raportoi se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Urimi i këtij viti vështirë se mund të konsiderohet i përshtatshëm. Arsyeja janë politikat jomiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara.”

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

Lexo gjithashtu
Total
0
Share