Ambasadori rus në SHBA ka thënë se Ukraina dhe SHBA-ja kanë treguar se nuk janë të gatshme për paqe. Ai këto deklarata i ka bërë pas fjalimit historik që Zelensky ka mbajtur në Capitol, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen amerikane në luftën kundër agresionit serb, derisa ka kërkuar edhe më shumë mbështetje.
“Deklaratat pajtuese të administratës Biden për mungesën e synimit për të filluar një konfrontim me Rusinë janë vetëm fjalë boshe”, tha ambasadori Anatoly Antonov në një deklaratë të shpërndarë nga ambasada ruse që përshkruan atë si “udhëtim i stilit të Hollivudit” të Zelenskyt.
Publikohet një video e Vuk Drashkoviq kur kërcënonte dhe kishte një plan p…
Paralajmërimi i ambasadorit: “Duke folur së bashku me Zelenskyn të mërkurën më herët, Presidenti Joe Biden njoftoi se SHBA do t’i dërgojë Kievit një sistem të mbrojtjes raketore Patriot si pjesë e një pakete shtesë ndihme prej 1.8 miliardë dollarësh për Ukrainën”.
Antonov tha se njoftimi i Biden erdhi pavarësisht se Rusia paralajmëroi SHBA-në kundër ofrimit të sistemit në Ukrainë. “Unë mendoj se të gjithë e kuptojnë shumë mirë se me çfarë fati mund të përballet personeli që drejton këto komplekse në territorin e Ukrainës”, tha ai.
Ambasadori rus paralajmëroi gjithashtu se përfshirja e SHBA-së në Ukrainë mund të çojë në një intensifikimin e konfliktit. “Veprimet provokuese të SHBA-së po çojnë vazhdimisht në një përshkallëzim, pasojat e të cilit as nuk mund të imagjinohen”, tha ai.