Rusia ka nisur sulmin e saj të pestë me dron në Kiev brenda dy javësh, sipas ushtrisë së Ukrainës. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan të gjitha armët përpara se të arrinin në kryeqytetin ukrainas.
“Këto sulme sistematike me dronë dëshmojnë se pushtuesi po kërkon në mënyrë aktive një mundësi për të goditur Kievin. Ata po testojnë taktika të reja dhe po kërkojnë rrugë të reja afrimi drejt kryeqytetit, duke u përpjekur të ekspozojnë vendndodhjen e mbrojtjes sonë ajrore,” tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.
Forca ajrore e Ukrainës raportoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 35 nga 39 dronë dhe dy raketa lundrimi që Rusia kishte lëshuar gjatë natës.