Moska ka nisur anijen e parë kozmike që nga 1976-a
Rusia ka nisur një anije kozmike drejt Hënës, për herë të parë pas 47 vitesh, me shpresën se do të bëhet vendi i parë që do të zbarkojë në polin jugor hënor, rajon ku besohet se ekziston ujë.
Misioni hënor i Rusisë konkurron atë të Indisë, e cila e ka nisur një mision të njëjtë muajin e kaluar. Në garë përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të cilat kanë programe të avancuara të eksplorimit në Hënë, dhe të gjitha shënjestrojnë polin jugor.
Sipas shefit të Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Yuri Borisov anija kozmike pritet të arrijë në sipërfaqe të Hënës më 21 gusht. Personi i parë që ka shkelur në sipërfaqe të Hënës ishte astronanunti Nail Amstrong më 1969, por misioni i ish-Bashkimit Sovjetik Luna-2, ka qenë i pari që ka arritur ndonjëherë në sipërfaqe të Hënës më 1959.
Klan News