Rusia me kufizime të reja për naftën, priten rritje të çmimeve

Vendimi i Rusisë për të ndaluar eksportet e naftës në shumicën e vendeve ka ardhur në një kohë mjaft të keqe për Evropën.

Bashkimi Evropian, në fillim të këtij viti ndaloi importet ruse të karburanteve nga deti në fillim të këtij viti, si pjesë e sanksioneve ndaj Moskës, por BE-ja ka ende nevojë për një rrjedhë të qëndrueshme të naftës ruse në tregjet globale, në mënyrë që çmimet të mbahen më stabile.

Të enjten, qeveria ruse ka njoftuar për kufizime të reja, duke thënë se ato do të qëndrojnë në fuqi për aq koha sa vetë shteti ta sheh të nevojshme.

Veprimet e Moskës mbartin gjithashtu një kërcënim më të gjerë ekonomik, një rritje të mundshme të inflacionit. Çmimet e energjisë tashmë janë rritur ndjeshëm në javët e fundit, pasi Rusia dhe Arabia Saudite janë zotuar të vazhdojnë të kufizojnë furnizimin me naftë të papërpunuar deri në fund të vitit, shkruan CNN.

Që nga futja e ndalimit të importit nga BE në janar, Moska ka gjetur blerës të rinj për fuçitë e saj në Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Ndërsa analistët paralajmërojnë se një shtrëngim i ofertës mund të rrisë konkurrencën globale për karburantin në muajt në vijim, duke i çuar çmimet më të larta kudo, përfshirë Evropën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share