Më shumë se 10 mijë civilë ukrainas janë duke u mbajtur peng nga Rusia, me mbi 5,600 prej tyre që janë subjekt i torturës.
Këto të dhëna i ka shpalosur prokurori i përgjithshëm i Kievit, Andrii Kostin.
“Ka të dhëna të ndryshme. Ne vlerësojmë se janë dhjetëra mijëra, mbi 10 mijë sigurisht. Po flasim vetëm për ata që janë zhvendosur me forcë, jo për ata që kanë marrë vendimin vetë në diskrecionin e tyre”, ka thënë Kostin, raporton The Telegraph.
Ai ka thënë se sa për viktimat e torturës, të dhënat mund të jenë edhe më të larta, duke treguar se janë 164 dhoma torture ruse dhe qendra të ndalimit që janë zbuluar në territoret ukrainase, transmeton KlanKosova.tv.
Këto deklarata të tij vijnë pasi që së paku 32 ukrainas, të burgosur lufte, janë ekzekutuar gjatë dimrit në Rusi.