Rusia liron nga burgu mbi 5000 kriminelë për të luftuar në Ukrainë

Më shumë se 5000 kriminelë janë falur pasi përfunduan kontratat e tyre për të luftuar në grupin mercenar rus Wagner kundër Ukrainës, tha të shtunën themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Grupi Wagner, i përbërë fillimisht nga veteranë të forcave të armatosura ruse, mori një rol shumë më të spikatur në luftën e Ukrainës pasi ushtria ruse pësoi një seri humbjesh vitin e kaluar, shkrun Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Prigozhin rekrutoi mijëra burra nga burgjet, duke u ofruar atyre mundësinë e lirisë në këmbim të shërbimit në disa nga betejat më të rrezikshme në Ukrainë.

“Për momentin, më shumë se 5,000 njerëz janë liruar me falje pas përfundimit të kontratave të tyre me Wagner”, tha Prigozhin.

Wagner, i cili ka luftuar në Libi, Siri, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali, e konsideron veten si grupi mercenar më i fortë në betejë në botë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share