Rusia ka liruar gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, dhe ish-marinsin amerikan, Paul Whelan, në një shkëmbim të madh të burgosurish me Shtetet e Bashkuara.
Këta dy amerikanë, të cilët u arrestuan në Rusi me akuzën e spiunazhit, tashmë janë në rrugë për në destinacionet e dakorduara jashtë kufijve të Rusisë.
Kjo ngjarje është pjesë e një shkëmbimi të gjerë të të burgosurve, ku pjesëmarrës janë edhe Rusia, Bjellorusia, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Sllovenia dhe Britania e Madhe.