Prodhuesit global të naftës kanë rënë dakord që të rrisin furnizimet me naftë, në përpjekje për të kompensuar pjesërisht rënien e prodhimit të Rusisë. Ndërkohë, Rusia ka paralajmëruar se konsumatorët evropianë do të jenë të parët që do të vuajnë pasojat pasi Brukseli vendosi një embargo të pjesshme ndaj naftës ruse.
“Si rezultat i këtyre vendimeve, konsumatorët evropianë do të jetë të parët që do të vuajnë”, tha zëvendëskryeministri rus Alexander Novak.
Gjatë fjalës së tij, ai shtoi se mund të ketë një deficit të madh të produkteve të naftës në Bashkimin Evropian. Kujtojmë se BE ka rënë dakord të bllokojë shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022./tvklan.al