Rusia kërkon një Stalingrad të dytë

Putini kujton 80-vjetorin e betejës së Stalingradit, kërcënon të përdorë çdo armë kundër Ukrainës e Perëndimit

Vladimir Putin synon të arrijë lavdi ushtarake si Stalini dhe ka krahasuar pushtimin rus të Ukrainës me luftën kundër Gjermanisë naziste, gjatë një fjalimi për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Betejës së Stalingradit. Duke iu referuar vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanket Leopard në Ukrainë, Putinipretendoi se historia po përsëritet.

“Është e pabesueshme, por e vërtetë. Ne përsëri po kërcënohemi nga tanket gjermane Leopard”.

Gjermania është një nga vendet e shumta që po ndihmon Ukrainën të mbrojë territorin e saj, pasi Rusia nisi pushtimin e përgjakshëm pothuajse një vit më parë.

Duke folur në Volgograd – emri modern i Stalingradit – Putin la të kuptohej se ai mund të kërkojë dislokimin edhe të armëve jo konvencionale.

“Ata që shpresojnë të mposhtin Rusinë në fushën e betejës nuk e kuptojnë, me sa duket, se një luftë moderne me Rusinë do të jetë shumë ndryshe për ta. Ne nuk po dërgojmë tanket tona në kufijtë e tyre, por kemi mjetet për t’u përgjigjur. Nuk do të kufizohemi në përdorimin e pajisjeve të blinduara. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi të shtjellonte komentet e Putinit.

Putini ishte në Volgograd për të shënuar përvjetorin e Betejës së Stalingradit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur ushtria sovjetike ndaloi përparimin e rreth 91,000 trupave gjermane dhe ktheu vrullin e luftës.

Në front sulmet janë shtrirë në disa drejtime. Prej dy ditësh Rusia po bombardon qytetin lindor Kramatorsk, ku janë vrarë të paktën tre vetë dhe plagosur 18 të tjerë pas shkatërrimit të një ndërtese banimi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share