Kremlini ka ndaluar prej marsit Facebook e Instagram pasi autoritetet i akuzojnë ato për tolerim të “rusofobise”
Autoritetet ruse kanë shtuar gjigandin teknologjik Meta që zotëron Facebook dhe Instagram në listën e organizatave terroriste dhe ekstremiste.
Vendimi e vendos Meta në të njëjtën listë me grupet nacionaliste të ekstremit të djathtë, organizatat e huaja terroriste dhe grupe të ndaluara opozitare ruse. Rusia ka ndaluar që prej marsit Facebook e Instagram për “aktivitete ekstremiste” pasi autoritetet i akuzojnë ato për tolerim të “rusofobisë”, gjatë fushatës së saj ushtarake në Ukrainë.
Kjo pasoi njoftimin e Metës se do të lejonte postime të tilla si “vdekje pushtuesve rusë”, por jo kërcënime kundër civilëve. Meta apeloi kundër ndalimit, por ai u la në fuqi nga një gjykatë e Moskës në qershor. Ndalimi nuk zbatohej për ËhatsApp, të cilin Meta e zotëron gjithashtu. Tëitter po ashtu është i kufizuar në Rusi.
Gjigandi amerikan i teknologjisë ka hedhur poshtë akuzat se promovon ndjenja anti-ruse. Në mars, një zyrtar i Meta bëri të ditur se po bënte një përjashtim të përkohshëm nga politikat e saj normale, për shkak të agresionit në Ukrainë.
Sipas Interfax, vendosja në një listë të organizatave ekstremiste do të thotë se bankat mund të ngrijnë fondet e Metës në Rusi. Ndalimi i këtij, aplikacioni më i popullarizuar i mesazheve në Rusi, do t’i shkëpuste qytetarët nga bota e jashtme. Grupe të tjera në listë përfshijnë talebanët. Rusia është përballur me izolim ndërkombëtar dhe sanksione të rrepta ekonomike që nga pushtimi i Ukrainës dhe është përgjigjur duke shtypur mjetet e përhapjes së informacionit.
Klan News