Rusia do të nisë prodhimin e raketave bërthamore/ Putin: Shtetet e bashkuara synojnë të sjellin raketa të ngjajshme në Evropë dhe Azi

RUSIA DO TË NISË PRODHIMIN E RAKETAVE BËRTHAMORE

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklruar se do të nisë prodhimin e e raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër. Vendimi sipas tij vjen pasi Shtetet e Bashkuara pritet të sjellin raketa të ngjashme në Evropë dhe Azi.

Rusia do të nisë prodhimin e raketave bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtër. Lajmin ka bërë të ditur presidenti rus Vladimir Putin për të cilën tha se do të shqyrtojë se ku t’i vendosë ato pasi Shtetet e Bashkuara të kenë sjellë raketa të ngjashme në Evropë dhe Azi.

“Në çdo rast, ne duhet të reagojmë ndaj kësaj dhe të marrim vendime se çfarë duhet të bëjmë më pas në këtë fushë. Me sa duket, ne duhet të fillojmë prodhimin e këtyre sistemeve të tilla, për të garantuar sigurinë tonë”, tha Putini.

Lëvizja e Putinit hedh poshtë gjithçka që ka mbetur nga një prej traktateve më të rëndësishme të kontrollit të armëve të Luftës së Ftohtë mes frikës se dy fuqitë më të mëdha bërthamore në botë mund të hyjnë në një garë të re armësh së bashku me Kinën.

Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme (INF), i nënshkruar nga Mikhail Gorbachev dhe Ronald Reagan në 1987, shënoi herën e parë që superfuqitë kishin rënë dakord të reduktonin arsenalin e tyre bërthamor. Shtetet e Bashkuara nën ish-presidentin Donald Trump u tërhoqën zyrtarisht nga Traktati në vitin 2019 pasi thanë se Moska po shkelte marrëveshjen, një akuzë që Kremlini e mohoi vazhdimisht.

Putin tha se Rusia ishte zotuar të mos vendoste raketa të tilla, por Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar prodhimin e tyre, duke i sjellë ato në Danimarkë për stërvitje dhe gjithashtu i çuan në Filipine. Lajmet për mundësinë e rifillimit të prodhimit të raketave bërthamore vijnë ndërsa vazhdon lufta e Rusisë në Ukrainë. Putin kërcënoi kohët e fundit se do të vendoste armë konvencionale në distancë goditëse ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre evropianë, nëse armët e tyre me rreze të gjatë të dhuruara Ukrainës do t’i lejonin Ukrainës të godiste më thellë brenda territorit të Rusisë.

Ndërkaq në vijat e frontit luftimet vijojnë. Një sulm me raketë ruse goditi një ndërtesë banimi nëntë-katëshe në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur 12 të tjerë. Guvernatori rajonal Serhiy Lysak tha se 12 persona ishin plagosur, duke përfshirë një foshnjë 7 muajshe. Dnipro ka qenë rregullisht në shënjestër të sulmeve me raketa dhe dron që kur Rusia nisi agresionin e saj në shkurt 2022./tvklan.mk/

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share