Rusia do të ndërtojë centralin e parë në Uzbekistan

Në vizitën e tij në Uzbekistan, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij uzbek, Shavkat Mirziyoev sipas të cilës, Moska do ta ndërtojë një central të vogël bërthamor në vendin e Azisë Qendrore.

Marrëveshja bërthamore, nëse zbatohet, do të tregojë aftësinë e Rusisë për të eksportuar jo vetëm energji, por edhe produkte të teknologjisë së lartë në tregjet aziatike, në një kohë kur Perëndimi po rrit presionin ndaj saj përmes sanksioneve. Putin tha se Rusia do të vendosë 400 milionë dollarë në një fond të përbashkët investimi për të financuar projektet në Uzbekistan.

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë: Protokolli, i nënshkruar paraqet ndryshime në marrëveshjen e vitit 2018 që lejon ndërtimin e një centrali të vogël bërthamor në Uzbekistani në përputhje me teknologjitë moderne ruse, do të doja të theksoja, janë në përputhje me kërkesat më strikte të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Lideri uzbek e cilësoi projektin si jetik pas bisedimeve me Putinin, në të cilët u theksua se Uzbekistani i ka rezervat e veta të mëdha të uraniumit.

“Ai paralajmëron fillimin e një epoke të re në partneritetin gjithëpërfshirës strategjik dhe marrëdhëniet aleancë midis vendeve tona,” tha ai.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Kremlini, firma shtetërore ruse bërthamore Rosatom do të ndërtojë deri në gjashtë reaktorë bërthamorë me një kapacitet prej 55 megavat secili në Uzbekistan.

Nuk ka centrale bërthamore në asnjë nga pesë republikat ish-sovjetike të Azisë Qendrore, megjithëse Uzbekistani dhe fqinji i tij Kazakistani, të dy prodhues të uraniumit, kanë thënë prej kohësh se ekonomitë e tyre kishin nevojë për to. Të dy udhëheqësit thanë gjithashtu se qeveritë e tyre po punonin në projekte të mëdha në miniera, metale dhe kimikate.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share